Ne ndihemi modestisht krenarë për faktin se që prej vitit 2003 kemi ofruar kontributin tonë social, edukativ, por edhe material, për mijëra familje në nevojë, që kemi lehtësuar jetën e shumë komuniteteve të largëta dhe të lëna në harresë, duke u mundësuar shërbime jetike dhe duke u lehtësuar integrimin me pjesët e tjera të shoqërisë.
Në çdo projekt apo nismë që kemi ndërmarrë, gjithëpërfshirja ka qenë shtrati mbi të cilin kemi ndërtuar, të bindur se suksesi jonë nuk matet me shifra, por me aftësinë për të ofruar një shembull kuptimplotë, për të motivuar shoqërinë drejt solidaritetit dhe ndjenjës kolektive të përgjegjësisë për më pak të privilegjuarit ndër ne.
Në këto vite, të mbushura me përvojë të çmuar, kemi arritur të prekim dhe të jetojmë ndryshimin. Kemi dëshmuar sesi përpjekjet e vogla për të bërë mirë, mund të shtrijnë ndikimin e tyre në komunitete të tëra, duke ndryshuar botëkuptimet dhe ofruar një perspektivë të re për shoqërinë në tërësi.
Rruga që kemi përshkuar nuk ka qenë e lehtë, por arritjet e derisotshme na bëjnë shpresëplotë për të ardhmen.